Sport

ZYRTARE/ Shkarkohet Nesta, pankina e Monzës në Serie A mbetet pa trajner...

48-vjeçari mbyll kështu aventurën e tij tek Monza pas vetëm 20 ndeshjesh. Humbja ndaj Juventusit e “derdhi gotten”…

23 Dhjetor 2024, 15:53 Nga DOSJA

 

ZYRTARE/ Shkarkohet Nesta, pankina e Monzës në Serie A mbetet pa

ITALI - Alessandro Nesta nuk do të jetë më trajner i Monzës. Tekniku italian është shkarkuar nga detyra ditën e sotme, duke marr shkas humbjen e fundit në kampionat përballë Juventusit.

 “AC Monza njofton se ka liruar Alessandro Nesta nga roli i tij si trajner i ekipit të parë – thuhet në njoftimin për shtyp të klubit - Klubi falënderon trajnerin për atë që ka bërë deri më tani dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen”.

Ka qenë humbja ndaj Juventusit që i ka vënë ‘kapakun’ vendimit për ta shkarkuar ish-lojtarin e Milanit dhe Lazios. 48-vjeçari mbyll kështu aventurën e tij tek Monza pas vetëm 20 ndeshjesh.

Kujtojmë që më herët, Nesta ka drejtuar ekipe si Miami FC në SHBA. Teksa më vonë u kthye në Itali, për të marrë drejtimin e Perugia, Frosinone dhe ekipin e Reggianas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll