Sport

Fenerbahçe, deklaratë për operacionin dhe gjendjen e trajnerit Jose Mourinho…

Klubi turk thotë se trajneri portugez po bëhet mirë

23 Dhjetor 2024, 17:36 Nga DOSJA

Fenerbahçe, deklaratë për operacionin dhe gjendjen e trajnerit

TURQI - Fenerbahçe ka lëshuar një deklaratë, duke informuar se José Mourinho i është nënshtruar një “operimi të suksesshëm në fshikëzën e tëmthit” këtë të hënë.

Klubi turk shtoi gjithashtu se trajneri iu nënshtrua një operacioni në Portugali dhe po kalon mirë.

Kujtojmë se, këtë të dielë, José Mourinho la një mesazh në rrjetet sociale duke qetësuar miqtë dhe fansat, duke thënë se ishte “një procedurë e vogël dhe e shpejtë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll