Sport

Mbetet në rrugë, CR Flamengo nuk i rinovon më kontratën David Luiz...

Mbrojtësi David Luiz (37), ish-lojtari i PSG dhe Chelsea, i cili mbërriti te Flamengo në shtator të 2021, do të largohet nga klubi i Rio de Janeiro. Drejtuesit vendosën të mos rinovojnë kontratën e tij.

23 Dhjetor 2024, 13:58 Nga DOSJA

Mbetet në rrugë, CR Flamengo nuk i rinovon më kontratën

BRAZIL - CR Flamengo ka “vendosur të mos rinovojë kontratën e mbrojtësit David Luiz”, ka njoftuar klubi brazilian në rrjetet e tij sociale. I kontraktuar me klubin e Rio Janeiros që nga shtatori 2021 pasi luajti dy sezone për Arsenalin, mbrojtësi brazilian ka luajtur 132 ndeshje për Flamengon.

Ai fitoi dy herë Kupën e Brazilit (2022, 2024), kampionatin Rio de Zhaneiro, Carioca (2024), dhe Copa Libertadores (2022), gara më prestigjioze sportive ndërklube në Amerikën e Jugut.

Tani në moshën 37-vjeçare, ish-lojtari i PSG-së dhe Chelseat nuk ka treguar nëse ka ndërmend të vazhdojë karrierën e tij profesionale apo do të jape lamtumirën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll