Ekonomi

Shqiptarët e teprojnë me alkóólin, bëhen ‘xurxull’ për vit të ri, 300 persona përfunduan në urgjencë

1 Janar 2020, 16:24 Nga DOSJA
Shqiptarët e teprojnë me alkóólin, bëhen

Nata e ndërrimit të viteve dhe orët e para të mëngjesit të 1 Janarit kanë shënuar fluks në Urgjencën e Qendrës Spitalore universitare Nënë Tereza. Sipas bluzave të bardha shumica kanë marrë ndihmën mjekësore dhe kanë lënë ambientet e spitalit

“Ka patur një fluks të shtuar gjatë natës, por edhe në orët e para të mëngjesit të kësaj ditë. Deri tani janë paraqitur rreth 300 qytetarë. 3 janë të shtruar”, tha mjeku i urgjencës Petrit Gjorgji.

Shumica e qytetarëve që kanë kërkuar ndihmën e mjekut kanë qenë pacientët me sëmundje kronike, por edhe ata që kanë abuzuar me alkoolin.

“100 persona kanë abuzuar me alkoolin, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë të sëmurët me tension dhe diabet”.

Ndryshe nga një vit më parë, shqiptarët janë treguar të kujdesshëm për ushqimin dhe zgjedhjet për restorante, pasi asnjë qytetar nuk është paraqitur me shenja të helmimit. Ndërsa në Spitalin e Traumës kanë marrë ndihmën mjekësore 4 persona për shkak të lëndimeve të shkaktuar nga fishekzjarrët.

Marrë nga Tv Klan

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale qsut viti i ri 2020 qsut viti i ri 2020

Sondazh

Poll