Ekonomi

Solidariteti me tërmetin, Universiteti i Shkodrës dhuron 5 milionë Lekë për rindërtimin e banesave

29 Dhjetor 2019, 13:33 Nga DOSJA
Solidariteti me tërmetin, Universiteti i Shkodrës dhuron 5

SHKODËR- Institucionet që i janë bashkuar thirrjes së qeverisë për solidarizim me të prekurit nga tërmeti janë të shumta. Dhe Universiteti i Shkodrës është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti dhe ka dhuruar një shumë modeste, prej 5 milionë Lekësh të vjetër.

Me një vendim të marrë, thuhet se kjo shumë parash do të kalojë në llogarinë e E-Albania, e vënë nga dispozicion nga qeveria për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti.

VENDIM I PLOTË

Universiteti i Shkodrës, Luigj Gurakuqi vendosi për dhënie ndihme financiare nga të ardhurat e Universitetit të Shkodrës për lehtësimin e pasojave të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Në mbështetje të ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015 për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, Bordi i Administrimit në mbledhjen e tij të datës 28.12.2019 vendosi:

Dhënien e ndihmës financiare në shumën 500 000 lekë, nga të ardhurat e Universitetit të Shkodrës, për lehtësimin e pasojave të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26.11.2019. Kjo shumë të kalojë në llogarinë e vënë në dispozicion nga Qeveria Shqiptare. Ngarkohet administratori i USH-së për zbatimin e këtij vendimi.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ndërkohë Rama premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qeraja do të paguhet nga shteti.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale banesat e demtuara nga termeti solidariteti me termetin tragjedia e 26 nentorit 2019 universiteti i shkodres banesat e demtuara nga termeti solidariteti me termetin tragjedia e 26 nentorit 2019 universiteti i shkodres

Sondazh

Poll

Ekonomi 26 Dhjetor 2019, 19:31

Bora Avdia është nënë e 4 fëmijëve dhe prej 3 vitesh nuk ka një banesë për të jetuar, por endet nëpër rrugë. Në një intervistë për “Historia ime” në Tv Klan, aj...