Sport

Ish-lojtari shqiptar i kombëtares zvicerane, Valon Berhami, komenton Milanin!

Duke u ndalur në një nga çështjet më delikate aktuale: çështjen Theo Hernandez. Ja çfarë tha shqiptari i Kosovës nlidhje me situatën tek kuqezinjtë.

23 Dhjetor 2024, 11:53 Nga DOSJA
Ish-lojtari shqiptar i kombëtares zvicerane, Valon Berhami, komenton

ITALI - Gjatë fjalës së tij në DAZN Serie A Show, ish-lojtari shqiptar i përfaqësueses zvicerane, Valon Berhami foli për Milanin, duke u ndalur në një nga çështjet më delikate aktuale: çështjen Theo Hernandez. Ja çfarë tha shqiptari i Kosovës në lidhje me situatën tek kuqezinjtë.

"Trajneri është komandanti, shefi. Kam ndjenjën se nuk e kanë këtë respect dhe ndjesi yjet e Milanit. Më duket se në disa momente ata ndjehen edhe mbi Paulo Fonseca, sepse kjo është një ndjesi që lidhet me atë që këta lojtarë kanë kontribuar në historinë e skuadrës që kur ata janë pjesë. Dhe kështu në këtë moment Theo nuk dëshiron as të bëjë kompromis për të pyetur trajnerin se çfarë nuk shkon, çfarë mund të bëj unë për t'u bërë përsëri një lider."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll