Sport

Katër lojtare të River Plate në paraburgim pas akteve raciste, klubi u përjashtua nga Kupa e Zonjave për dy sezone!

Klubi argjentinas River Plate u përjashtua për dy vjet nga Kupa e Zonjave, pas veprimeve raciste të disa lojtareve të tij, të cilat shkaktuan ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes të premten kundër Grêmios.

23 Dhjetor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Katër lojtare të River Plate në paraburgim pas akteve raciste,

BRAZIL - Grêmio fitoi një ndeshje të Kupës së Zonjave kundër River Plate të premten, e cila u ndërpre përfundimisht në minutën e 38-të, pas veprimeve raciste të disa lojtareve të klubit argjentinas, vetëm pas një goli të skuadrës braziliane.

Sipas kanalit televiziv brazilian TV Globo , katër lojtare të River Plate (Candela Diaz, Camila Duarte, Juana Cangaro dhe Milagros Diaz) u vendosën në paraburgim në Sao Paulo.

Ndërsa Candela Diaz u pa duke imituar gjeste majmuni, tre lojtaret e tjera akuzohen se kanë thënë fyerje raciste. Klubi i River Plate u përjashtua nga Kupa e Zonjave për dy vjet. Ky kompeticion bashkon disa ekipe të Amerikës së Jugut çdo sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll