Politike

Takim me anëtarë të PD-së të degës 9, Berisha: Veliaj i vodhi zgjedhjet, por ju e keni shndërruar atë në një pseudokryetar dhe një njeri të diskredituar

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se sot takohen si anëtarë të një force politike, e cila po të kishte një emër të dytë do të quhej Partia e të pamundurave të mëdha që i bën të mundura. Ai shtoi se kjo parti në tërësi e tillë ka qenë, por në të pamundurat e tri viteve të fundit ajo dëshmoi mrekulli të vërteta.

22 Dhjetor 2024, 19:14 Nga N.F
Takim me anëtarë të PD-së të degës 9, Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarë të PD të degës 9. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se sot takohen si anëtarë të një force politike, e cila po të kishte një emër të dytë do të quhej Partia e të pamundurave të mëdha që i bën të mundura. Ai shtoi se kjo parti në tërësi e tillë ka qenë, por në të pamundurat e tri viteve të fundit ajo dëshmoi mrekulli të vërteta.

Berisha shtoi se që pas nisjes së betejës kundër Erion Veliajt me protestat e përjavshme ai futet në selinë e partisë së tij se mos po e kapin gazetarët apo qytetarët. Ai theksoi se qytetarët e kanë katandisur kështu. Berisha theksoi se Veliaj grabiti zgjedhjet por ata e kanë shndërruar atë në një dordolec, një pseudokryetar dge në një njeri të diskredituar mbarë shqiptarëve.

Fjala e Berishës:

Mirëmbrëma, dhe një përshëndetje të përzemërt për secilin prej jush, anëtare dhe anëtarë të PD të degës 9. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë anëtarët dhe anëtaret e PD të Tiranës, simpatizantët, mbështetëset dhe mbështetësit tanë.

Mirëmbrëma dhe përshëndetje, të nderuar drejtues të degës 9 të PD të Tiranës, znj. Eda, deputetë, Dhurata, Belind, Akil, Floriana, Elda, Ilir, Klevis. Një përshëndetje për të gjithë ju, por dhe një kënaqësi e veçantë, sepse unë rrethohem në këtë takim nga njerëzit e së pamundurës. Njeërzit që bëjnë të pamundurën të mundur.

Takohemi së bashku si anëtarë të një force politike, e cila po të kishte një emër të dytë do të quhej: partia e të pamundurave të mëdha që i bën të mundura. Dhe unë ju them ju se, kjo parti në tërësi e tillë ka qenë, por në të pamundurat e tri viteve të fundit ajo dëshmoi mrekulli të vërteta. Mos harroni se, 1992 ne shembëm me votë diktaturën më të egër. Mos harroni se, pas rebelimit të 1997, ata që erdhën në pushtet me armë, i përzumë me votën e lirë të qytetarëve. Mos harroni se, që ato në pamje të panumërta. Të shumtë, të panumërt ishin ata që, kur dëgjuan për Rrugën e Kombit shpreheshin se kurrë nuk mund të ndërtohet.

Të tjerë, jo pak ishin ata që mendonin se është një iluzion i vërtetë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, se vizat nuk do të liberalizoheshin, se rrogat nuk do të dyfishoheshin gjatë qeverisjes sonë. Por të gjitha këto, ju jeni dëshmitarë u bënë realitet.

Pas tyre PD erdhi përsëri para një alternative më të rëndën, më të vështirë në jetën e saj. ‘To be, or not to be’, të jetë, apo të mos jetë, në kuptimin: të jetë parti e misionit të saj, e rivendosjes së demorkacisë në Shqipëri apo të mbetet një parti vasale, fasadë e pluralizmit politik.
Këto 3 vite, në një betejë të pashoqe, të pashembullt, kjo parti tregoi një vitalitet të jashtëzakonshëm. Dhe u them unë ju se, ky vitalitet buroi para së gjithash nga shpirti juaj i pamposhtur. Buroi nga kauza e drejtë që ju nuk e lëshuat kurrë.

Ndaluni për një moment, po marr vetëm një aspekt. Kur ju e nisët betejën kundër Erion Veliajt, me ato protestat të përjavshme, ku ishte dhe ku është sot Erion Veliaj, që futet si mi në selinë e partisë së tij nga turpi se mos po e kapin gazetarët, a mos po e kapin qytetarët.

Ja pra, ku e katandisët. Ai i grabiti zgjedhjet, por ju e keni shndërruar atë në një dordolec, e keni shndërruar atë në një pseudokryetar, e keni shndërruar atë në një njeri të diskredituar mbarë shqiptarëve . Vërtet ai vodhi votat, vërtet grabiti votat, por Belind Këlliçi dhe ju së bashku e bëtë atë që të flasë me vete, e bëtë atë që të turpërohet me çdo qytetar, e bëtë atë që të turpërohet edhe çdo socialist.

A mund ta imagjinonit ju këtë? Jo! Me gjithë mbrojtjen që i bënë Skapi i partisë, por nga ju nuk e mbrojti dot kurrë dhe s’e mbron dot kurrë. Faktikisht, e keni shndërruar në një kufomë politike të pakallur. Keni merita të jashtëzakonshme!

berisha veliaj

Sondazh

Poll