Politike

Mbyllja e TikTok, Bardhi: Modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës!

Bardhi shtroi pyetjen se a nuk është më e shëndetshme për fëmijët dhe garanci më e madhe për mirërritjen e tyre që të mbyllin qeverinë e Edi Ramës. Ai shtoi se në 12 vjet keqqeverisje dhe gjithmonë një alibi e gatshme që faji është diku tjetër.

22 Dhjetor 2024, 16:23 Nga N.F
Mbyllja e TikTok, Bardhi: Modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët
Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" në lidhje me mbylljen e TikTok. Bardhi shkruan se moodeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës. Ai shkruan se qeveria e Ramës i jep modelin fëmijëve se nëse vjedh bëhesh ministër, nëse vret apo trafikon drogë bëhesh deputet.

Bardhi shtroi pyetjen se a nuk është më e shëndetshme për fëmijët dhe garanci më e madhe për mirërritjen e tyre që të mbyllin qeverinë e Edi Ramës. Ai shtoi se në 12 vjet keqqeverisje dhe gjithmonë një alibi e gatshme që faji është diku tjetër. Bardhi tha se e vërteta është që faji është tek papërgjegjshmëria e qeverisë së Edi Ramës, tek mungesa e politikave të duhura në arsim, tek shndërrimi i shumicës së mësuesve në trupë elektorale.

Reagimi i Gazment Bardhi:

Modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës! Ajo i jep modelin fëmijëve se nëse vjedh bëhesh ministër; nëse vret apo trafikon drogë bëhesh deputet; nëse dhunon dhe bashkëpunon me bandat bëhesh drejtor policie; nëse je arrogant bëhesh kryetar bashkie; nëse je militant partie bëhesh drejtor shkolle; apo nëse je bandit emëron drejtorë dhe fiton tendera.

A nuk është më e shëndetshme për fëmijët dhe garanci më e madhe për mirërritjen e tyre që të mbyllim qeverinë e Edi Ramës?! Sigurisht që PO! Boll është boll, 12 vjet keqqeverisje dhe gjithmonë një alibi e gatshme që faji është diku tjetër. E vërteta është që faji është tek papërgjegjshmëria e Qeverisë së Edi Ramës, tek mungesa e politikave të duhura në arsim, tek shndërrimi i shumicës së mësuesve në trupë elektorale!

Mbyllja e TikTok, Bardhi: Modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët

Vendimin për mbylljen e TikTok e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama ditën e djeshme. Rama thekoi se përgjatë vitit të aplikimit të masës do të shihet se si veprojnë vende e tjera dhe nëse do vendosen filtra në rrjetin social. Vendimi erdhi pas një muaj konsultimesh mes zyrtarëve të arsimit me prindërit. Mbyllja e Tik Tok-ut pritet të shoqërohet nga vendosja e kamerave brenda dhe përreth shkollave, rregulla të reja mbi telefonat celularë gjatë orëve mësimore, me dyfishimin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, si dhe me koordinim më të fortë mes tyre dhe policisë së shtetit.

bardhi mbyllja e tiktok

Sondazh

Poll