Politike

Proteta e opozitës/ "Tirana në duart e qytetarëve!" Blushi: Të gjithë në këmbë, asgjë nuk e ndal misionin tonë për të shpëtuar vendin!

Blushi ka theksuar se ditën e nesërme Tirana do të jetë në duart e qytetarëve, teksa thotë me bindje se fitorja është më pranë se kurrë

22 Dhjetor 2024, 14:09 Nga ZH.LL
Proteta e opozitës/ "Tirana në duart e qytetarëve!"
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e së hënës, ora 17:00. Vetëm një ditë para protestës, Blushi përmes një postimi në "Facebook", fton të gjithë qytetarët të ngrihen në mosbindje civile.

Blushi ka theksuar se ditën e nesërme Tirana do të jetë në duart e qytetarëve, teksa thotë me bindje se fitorja është më pranë se kurrë. Blushi shton se asgjë nuk e ndal misionin kombëtar për të shpëtuar vendin.

Reagimi:

Nesër, ora 17:00, Tirana në duart e qytetarëve!
Fortifikimi me beton special i bunkerit në Surrel është frika në palcë e Edi Ramës, nga korrupsioni dhe krimet e përbindshme, nga fundi i shpejtë dhe i pashmangshëm.
Asgjë nuk e ndal misionin tonë kombëtar për të shpëtuar vendin!
Të gjithë në këmbë, në mosbindje civile!
Fitorja është më pranë se kurrë!

tedi blushi protesta tirane

Sondazh

Poll