Sport

Dëmtimi i rëndë i Benjamin Henrichs, për mbrojtësin tani ka një diagnozë…

Lojtari i Leipzig është dëmtuar gjatë ndeshjes kundër Bayern Munichut

22 Dhjetor 2024, 11:00 Nga DOSJA

Dëmtimi i rëndë i Benjamin Henrichs, për mbrojtësin

GJERMANI - Benjamin Henrichs do të mungojë për disa muaj, pasi pësoi një këputje të tendinit të Akilit në këmbën e tij të djathtë, gjatë humbjes 5-1 të së premtes kundër Bayern Munich, njoftoi klubi i tij, RB Leipzig.

Gjermani Henrichs, i cili u rrëzua në fushë dhe u largua me barelë, do t'i nënshtrohet një operacioni të hënën në Mynih, njoftoi klubi i Bundesligës.

"Mbrojtësi iu nënshtrua testeve të shtunën për të konfirmuar diagnozën," publikoi  Leipzig në X. "Kthehu më i fortë, Benny!"

Henrichs, 27 vjeç, falënderoi shokët e tij të skuadrës, lojtarët e Bayernit dhe spektatorët për mbështetjen e tyre, ndërsa ai pësoi dëmtimin e parë të rëndë në karrierën e tij.

“Atë goditje e fortë, ajo dhimbje, nuk do ia uroja askujt... Por e di me siguri që mund t’i besoj Zotit”, ka shkruar ai në Instagram. “Do të bëj një operacion... Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë.

Leipzig i vendit të katërt do të presë Werder Bremen pas pushimit dimëror më 12 janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll