Aktualitet

Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendngjarje

Mësohet se një person me kapuça ka tentuar që të vjedhë filialin e një banke të nivelit të dytë.

21 Dhjetor 2024, 23:21 Nga I.A
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në
Foto Ilustruese

KORÇË- Një bankë është tentuar që të vidhet mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se një person me kapuça ka tentuar që të vjedhë filialin e një banke të nivelit të dytë.

Bëhet me dije se në vendngjarje ka shkuar policia. Ndërkohë që nuk dihet nëse autori ka vepruar i vetëm apo ka pasur ndihmë nga persona të tjerë. 

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 22:04, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë me forcë brenda një banke të nivelit të dytë në lagjen nr.3 në qytetin e Korçës, i cili ka shtyrë me forcë derën e jashtme.

Në momentin që ka hyrë brenda ka rënë sinjali dhe menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë. Shtetasi që kishte hyrë në ambientet e bankës porsa ka konstatuar Policinë është larguar me shpejtësi pa marrë asnjë gjë nga brenda bankës.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën, për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

vjedhje ne korce

Sondazh

Poll