Aktualitet

FOTO/ Polici i Krimeve hyn në Big Brother, kush është Zebervoki që u bë pjesë e shtëpisë më të famshme

Burime bëjnë me dije se Zebervoki inspektor krimesh në polici te Komisariati numër 2. 

21 Dhjetor 2024, 22:31 Nga I.A
FOTO/ Polici i Krimeve hyn në Big Brother, kush është Zebervoki
Marius Dervishi

TIRANË- Marius Dervishi apo i njohur me nofkën Zebervoki është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Zebervoki fillimisht është bërë i njohur për publikun në rrjetet sociale dhe më pas është marrë me disa filma me metrazh të gjatë. 

Ndërkohë që në klipin e futjes në Big Brother Vip 4, Zebervoki zbuloi se ishte dhe punonjës policie. Burime bëjnë me dije se Zebervoki inspektor krimesh në polici te Komisariati numër 2 në Tiranë. 

"Vi nga Tirana. Prej 7 vitesh njihem në rrjetet sociale dhe kinematografi. Aktualisht jam dhe punonjës policie, inspektor krimesh," tha Zebervoki.

Zebervoki është një producent, regjisor dhe aktor shqiptar i njohur për filmat e tij aksion, dramë dhe komedi. Ai për publikun shqiptar u bë i njohur nëpërmjet videove komike në rrjetet sociale Instagram & Youtube e duke sjellë më pas për publikun filma në sallat e kinemasë.

zebervoki marius dervishi big brother vip 4

Sondazh

Poll