Aktualitet

Presidentja Osmani i uron mirëseardhje Starlink në Kosovë: Mirësevjen

Elon Musk, në pronësi të së cilit është edhe kompania Starlink, ka njoftuar se tashmë shërbimet e internetit që ofron kompania e tij janë të disponueshme edhe në Kosovë.

21 Dhjetor 2024, 23:25 Nga I.A
Presidentja Osmani i uron mirëseardhje Starlink në Kosovë:
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink.

“Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në platformën X, duke etiketuar kompanisë Starlink dhe inovatorin Elon Musk.

Elon Musk, në pronësi të së cilit është edhe kompania Starlink, ka njoftuar se tashmë shërbimet e internetit që ofron kompania e tij janë të disponueshme edhe në Kosovë.

“Interneti me shpejtësi të lartë dhe pa ndërprerje, i ofruar nga Starlink tani është i disponueshëm në Kosovë”, ka njoftuar kompania Starlink.

vjosa osmani starlink

Sondazh

Poll