Sport

VIDEO/ Dinamo e Ilir Dajës mposht Egnatian dhe simbolikisht “Kampione e Dimrit!”...

Me fitoren 2-1, Dinamo shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e parë të renditjes dhe shpallet simbolikisht “Kampione e Dimrit”.

21 Dhjetor 2024, 19:41 Nga DOSJA

VIDEO/ Dinamo e Ilir Dajës mposht Egnatian dhe simbolikisht “Kampione

ELBASAN - Dinamo është zyrtarisht “Kampione e Dimrit”. Ekipi kryeqytetas fitoi 2-1 në “Elbasan Arena” përballë Egnatias në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Superiores.

Blutë e Dinamos kaluan në avantazh të dyfishtë me golat e Mandelës dhe Nanit. Goli i parë për dinamovitët u shënua në minutën e 23-të…

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën 59-të, kryeqytetasit dyfishuan epërsinë në 2-0..

Rrogozhinasit e ngushtuan rezultatin me anë të Ndrecës në të 67-tën, por ky nuk mjaftoi për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, që u mbyll 2-1 për Dinamon.

Me këtë fitore, Dinamo shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e parë të renditjes dhe shpallet simbolikisht “Kampione e Dimrit”. Në krahun tjetër, me 30 pikë, Egnatia mbetet në vendin e katërt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll