Sport

Chelsea lëviz në merkato, Maresca kërkon një sulmues: presion për Seskon…

Chelsea nuk ka marrë ende një vendim, pasi lista e emrave është shumë e gjatë, por sigurisht që po mendojnë të përfitojnë nga momenti i vështirë i Leipzig në Evropë për të provuar një çmim më të favorshëm

21 Dhjetor 2024, 13:30 Nga DOSJA

Chelsea lëviz në merkato, Maresca kërkon një sulmues:

ANGLI - Chelsea ka nisur të lëvizë me vendosmëri në kërkimin e një sulmuesi të ri. Përveç Alexander Isak dhe Victor Osimhen, të cilët mbeten ende të vendosur në listën e kandidatëve për Blutë, ditët e fundit klubi i drejtuar nga Enzo Maresca ka kërkuar informacione të përditësuara për Dushan Vlahovic, por për momentin ky opsion nuk duket të jetë kaq e nxehtë.

Për këtë arsye, Chelsea nuk ndalet dhe vazhdon të komunikojë me agjentë dhe ndërmjetës të profileve të tjera që konsiderohen ideale për të forcuar sulmin. Nuk është rastësi që së fundmi, pas eliminimit përfundimtar të RB Leipzig nga Champions League, Chelsea kërkoi përditësime për Benjamin Sesko, i përfshirë tashmë në listën e objektivave të mundshëm për verën e ardhshme.

Chelsea nuk ka marrë ende një vendim, pasi lista e emrave është shumë e gjatë, por sigurisht që po mendojnë të përfitojnë nga momenti i vështirë i Leipzig në Evropë për të provuar një çmim më të favorshëm.

Nga ana e tij, Sesko ndihet gati për kërcimin e madh në Premier League dhe, pavarësisht se ka rinovuar kontratën e tij disa muaj më parë deri në vitin 2029, ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në klubin Red Bull, raporton TEAM TALK.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll