Sport

Largimet e Carës, Rrapajt dhe Hadrojt!... Partizani 'eksporton', por dhe 'importon'. Ja kush vjen në janar te të Kuqtë

Te Partizani ka largime të rëndësishme në merkaton e janarit. Kapiteni Tedi Cara, Arinaldo Rrapaj dhe Andi Hadroj do të largohen nga të Kuqtë e kryeqytetit, teksa mungon vetëm zyrtarizimi i tyre në Ukrainë.

21 Dhjetor 2024, 12:30 Nga DOSJA

Largimet e Carës, Rrapajt dhe Hadrojt!... Partizani 'eksporton',

TIRANE - Të Kuqtë e kryeqytetit nga shitja e tre futbollistëve, thuhet se kanë përfituar afërsisht 1 milionë euro, një shumë e konsiderueshme për të Partizanin, që tashmë ka menduar edhe për zëvendësuesit e tyre. Drejtuesit nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë pikasur të “preferuarit” e tyre.

Kështu Ismaila Sodiq dhe Dmitriy Podstrelov kanë përfunduar në zyrën e Demave. I pari luan si mbrojtës i majtë dhe shihet me mjaft perspektivë. 21-vjeçari do të firmosë një kontratë afatgjatë me Partizanin dhe këta të fundit për shërbimet e tij kanë paguar te Remo Stars FC plot  50 mijë euro.

Ndërkohë, Podstrelov luan si sulmues i djathtë dhe në ditët në vazhdim pritet t’iu bashkohet kryeqytetasve. Në Tiranë, ai do të mbërrijë si lojtar i lirë, pasi 26-vjeçari ka mbyllur aventurën e tij me Dinamo Minsk.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll