Sport

Sergio Ramos mendohet se i ka thënë ‘Jo’ Boca Juniors

Sipas Tyc Sports, ish-ndërkombëtari spanjol nuk tregoi interes për të lëvizur me valixhe dhe bagazhe drejt Argjentinë, pavarësisht insistimit të klubit të Buenos Aires.

21 Dhjetor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Sergio Ramos mendohet se i ka thënë ‘Jo’ Boca Juniors

ARGJENTINE - Boca Juniors e mbajti të gjallë ëndrrën për të nënshkruar me Sergio Ramos në këtë merkato dimërore, por gjërat kanë ndryshuar ditët e fundit.

Sipas Tyc Sports, ish-ndërkombëtari spanjol, i cili është pa klub pasi u largua nga Sevilja në fund të qershorit, nuk tregoi interes për të lëvizur me valixhe dhe bagazhe në Argjentinë, pavarësisht insistimit të klubit të Buenos Aires, i cili përdori praninë në Kupa e Botës për Klube, si një nga argumentet kryesorë.

Sergio Ramos, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 39-të në muajin mars, ka më shumë të interesuar, mes tyre edhe Corinthians, por ende nuk ka marrë asnjë vendim për hapin e radhës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll