Aktualitet

EMRI/ Trafik droge dhe transferta parash midis Francës-Shqipërisë, dënohet me 5 vite burgu kreu i organizatë, 30-vjeçari shqiptar

Mësohet se shqiptari, Florjan Botinaj, ishte përgjegjës për trafikun e heroinës. 

20 Dhjetor 2024, 22:13 Nga ZH.LL
EMRI/ Trafik droge dhe transferta parash midis
policia franceze

FRANCË- Policia franceze ka vënë në pranga 7 persona, mes tyre një 30-vjeçar shqiptar, të përshirë në trafikun e drogës.

Mësohet se shqiptari, Florjan Botinaj, ishte përgjegjës për trafikun e heroinës. Ai u dënua nga gjykata me 5 vite burg.

Në shtator 2022, pas disa muaj hetimesh, hetuesit e policisë gjyqësore të Clermont arritën të çmontonin trafikun e heroinës, i cili u përhap midis zonës metropolitane të Clermont-Ferrand, Lion, rajonit të Vichy dhe Shqipërisë.

Ndërkohë dënimi për të pandehurit është dhënë këtë të enjte, më 19 dhjetor nga gjykata penale e Clermont, ndërsa shqiptari ka mohuar çdo përfshirje në këtë rrjet. Megjithatë nga hetimet dy vjeçare, rezulton qartë se Botinaj ishte kreu i organizatës së vogël midis Shqipërisë, Lionit, zonës metropolitane të Klermonit dhe rajonit të Vichy.

Në Shqipëri rrjedhin para të dyshimta

Gjithçka nisi, në prill të 2022, me informacione anonime që mbërritën në veshët e PJ-së, duke evokuar ekzistencën e këtij rrjeti. Midis përgjimeve telefonike, hijeve dhe survejimit, policia gjatë javëve kishte arritur të identifikonte rreth dhjetë burra dhe gra, të gjithë në të njëjtën kohë rishitës, transportues, ndërmjetës ose përgjegjës për kryerjen e transfertave të parave midis Francës dhe Shqipërisë, të identifikuar nga shërbimi i inteligjencës financiare Tracfin.

france rrjet i droges florjan botinaj

Sondazh

Poll