Bota

Konsumuan goca deti në një nga restorantet më të mira në Los Anxhelos sëmuren 80 persona, thirrje urgjente për tërheqjen e tyre nga tregu

Gocat e detit u shpërndanë në 15 shtete në të gjithë vendin, duke bërë që Administrata e Ushqimit dhe Barnave të lëshojë një paralajmërim për restorantet, shitësit me pakicë dhe konsumatorët që të mos shesin ose hanë produktet potencialisht të kontaminuara.

21 Dhjetor 2024, 10:29 Nga DOSJA
Konsumuan goca deti në një nga restorantet më të mira
Gocat e detit

LOS ANXHELOS- Të paktën 80 njerëz janë sëmurë pasi hëngrën goca deti të papërpunuara në një nga restorantet më të mira në Los Anxhelos. Gocat e detit janë servirur në një ngjarjen më 3 dhjetor, ku morën pjesë qindra të ftuar. Kompania e San Franciskos S&M Shellfish Co. ka lëshuar një tërheqje urgjente të gocave të detit nga tregu pasi u konfirmua se ato lidheshim me shpërthimin e norovirus.

Gocat e detit u shpërndanë në 15 shtete në të gjithë vendin, duke bërë që Administrata e Ushqimit dhe Barnave të lëshojë një paralajmërim për restorantet, shitësit me pakicë dhe konsumatorët që të mos shesin ose hanë produktet potencialisht të kontaminuara. Gjithashtu ato u shpërndanë në disa restorante dhe biznese në të gjithë Kaliforninë. Ato u shpërndanë gjithashtu në Arizona, Kolorado, Uashington DC, Florida, Georgia, Hawaii,  Illinois, Kentucky, Missouri, Nevada, New Jersey, Nju Jork, Karolina e Veriut dhe Pensilvania. 

Norovirusi është një virus shumë ngjitës që shkakton të vjella dhe diarre, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.  Simptoma të tjera mund të përfshijnë dhimbje stomaku, ethe, dhimbje koke, dhimbje trupi ose dehidrim. Ndërsa mënyrat për ta ndaluar janë larja e duhur e duarve, dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara, larja e rrobave në ujë të nxehtë dhe qëndrimi në shtëpi. Simptomat zakonisht zhvillohen midis 12 dhe 46 orësh pas ekspozimit dhe mund të zgjasin deri në tre ditë. 

gocat e detit  los anxhelos

Sondazh

Poll