Sulmi terrorist në tregun e krishtlindjeve në Gjermani, publikohen PAMJET kur arrestohet autori
Autori i sulmit u arrestua vetëm pak minuta pasi me “BMW” e tij mori përpara turmën me qindra njerëz në tregun e Krishtlindjeve.
21 Dhjetor 2024, 08:43Nga E. D
autori
GJERMANI- Të paktën 2 persona kanë humbur jetën mes të cilëve një fëmijë dhe 68 të plagosur nga sulmi i mbrëmjes së djeshme në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë. Autori i sulmit u arrestua vetëm pak minuta pasi me “BMW” e tij mori përpara turmën me qindra njerëz në tregun e Krishtlindjeve. Në video shihet momentin kur 50-vjeçari nga Arabia Saudite, ndalon makinën, ngre duart sipër dhe dorëzohet para autoriteteve gjermane duke u shtrirë në tokë.
Agresori është nga Arabia Saudite dhe punonte si mjek në Gjermani, ndërsa makinën e kishte marrë me qira pak para sulmit. Sipas të dhënave të fundit të mediave gjermane 50-vjeçari ka qenë një ujk i vetmuar dhe gjithçka e ka bërë i vetëm.
Çfarë ndodhi?
Një makinë u përplas në një turmë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të premten. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 19:00. Kryeministri i landit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff (CDU) tha për median gjermane, se dy persona u vranë. Bëhet e ditur, se rreth 68 persona u plagosën. Ndërsa 15 prej tyre u plagosën rëndë. Një i dyshuar është arrestuar. Shoferi i një BMW-je të zezë të marrë me qira u fut në turmë "të paktën 400 metra mbi tregun e Krishtlindjeve". Tregu i Krishtlindjeve u mbyll.