Bota

Biden do të vizitojë Italinë në janar gjatë ditëve të fundit në detyrë, takim me Melonin dhe Papa Françeskun

Zëdhënësja Karine Jean-Pierre tha se vizita e 9-12 janarit ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve SHBA-Itali dhe falënderimin e Melonit për udhëheqjen e saj të fortë të G7-ës gjatë vitit të kaluar. 

21 Dhjetor 2024, 08:58 Nga E. D
Biden do të vizitojë Italinë në janar gjatë ditëve
Giorgia Meloni dhe Joe Biden

SHBA- Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në Itali muajin e ardhshëm për tu takuar veçmas me kryeministren Giorgia Meloni dhe Papa Françeskun. Zëdhënësja Karine Jean-Pierre tha se vizita e 9-12 janarit ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve SHBA-Itali dhe falënderimin e Melonit për udhëheqjen e saj të fortë të G7-ës gjatë vitit të kaluar. 

Biden, një katolik i devotshëm, do të ketë një takim me Papa Françeskun dhe do të diskutojë përpjekjet për të avancuar paqen në mbarë botën. Presidenti foli me Papën me telefon të enjten dhe e falënderoi atë për avokimin e tij të vazhdueshëm për të lehtësuar vuajtjet globale”, tha Jean-Pierre.

Udhëtimi i Biden në Itali do të vijë disa ditë përpara se ai t’i dorëzojë çelësat e Shtëpisë së Bardhë republikanit Donald Trump, mandati i të cilit pritet të shënojë një ndryshim në diplomacinë amerikane.

joe biden giorgia meloni papa françesku

Sondazh

Poll