Aktualitet

Kontrabandoi 14 shqiptarë drejt Britanisë në një kamion bagëtish, arrestohet shoferi irlandez

Patrick McKinney, u arrestua pasi policët kufitarë ndaluan një kamion në terminalin e trageteve në Loch Ryan në Dumfries dhe Galloway të mërkurën, 11 dhjetor.

20 Dhjetor 2024, 19:50 Nga E. D
Kontrabandoi 14 shqiptarë drejt Britanisë në një kamion
foto ilustruese

SKOCI- Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të trafikojë 14 emigrantë shqiptarë në Skoci me një kamion që transportonte bagëti. Patrick McKinney, u arrestua pasi policët kufitarë ndaluan një kamion në terminalin e trageteve në Loch Ryan në Dumfries dhe Galloway të mërkurën, 11 dhjetor.

Irlandez McKinney u arrestua pasi dyshohet se ka lehtësuar hyrjen e paligjshme të 14 shtetasve shqiptarë të fshehur në një kamion bagëtish. Siç raportohet ai u çua në paraburgim. Ndërsa zyra e Brendshme tha se hetimet janë ende në vazhdim. Drejtuesi i Hetimeve Kriminale dhe Financiare të Zyrës së Brendshme, Anthony Hilton tha se “hetimi ynë po vijon me shpejtësi”.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të qëndruar përpara trafikantëve të qenieve njerëzore që shfrytëzojnë kufijtë tanë dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve të dëshpëruar për përfitime financiare”, tha ai.

emigrantë shqiptarë skoci

Sondazh

Poll