Bota

Reuters: SHBA do të shpallë paketën përfundimtare të armëve të reja për Ukrainën në ditët në vijim

etet e Bashkuara dhanë më shumë se 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën nën administrimin e Biden.

20 Dhjetor 2024, 18:45 Nga ZH.LL
Reuters: SHBA do të shpallë paketën përfundimtare të
ndihmat me arme

SHBA- Administrata Biden po planifikon të shpallë në ditët në vijim paketën e saj përfundimtare të ndihmës nën Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI) me vlerë rreth 1.2 miliardë dollarë, raportoi Reuters.

Shtetet e Bashkuara dhanë më shumë se 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën nën administrimin e Biden. USAI është një program i udhëhequr nga Pentagoni që furnizon Ukrainën me armë përmes kontratave me kompanitë amerikane të mbrojtjes.

Kjo paketë, e cila ka një vlerë rreth 1.2 miliardë dollarë (1.15 miliardë euro), do të shpenzojë fondet e mbetura të dedikuara për blerjen e armëve të reja për Ukrainën.

Pakoja pritet të përfshijë mjete të rëndësishme ushtarake si interceptues ajrorë për mbrojtjen ajrore dhe municione për artileri, megjithëse detajet e plota do të bëhen të njohura pas njoftimit të saj zyrtar.

Ndryshe nga dërgesat e mëparshme që janë marrë nga depozitat ushtarake amerikane, pajisjet në kuadër të USAI-së blihen drejtpërdrejt nga industrisë mbrojtëse ose partnerët ndërkombëtarë, duke bërë që këto pajisje të arrijnë në fushën e betejës pas muajsh ose edhe vitesh.

Ky njoftim mund të përfaqësojë një nga hapat e fundit që Shtetet e Bashkuara do të marrin për të ofruar mbështetje ushtarake direkte për Ukrainën, sidomos në prag të kthimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili ka kritikuar publikisht ndihmën ushtarake dhe ka premtuar ti jap fund luftës në Ukrainës brenda 24 orëve që nga marrja e detyrës më 20 janar, duke ngritur pasiguri për të ardhmen e përfshirjes amerikane në konflikt.

Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, ShBA-ja ka angazhuar gjithsej 175 miliardë dollarë (167 miliardë euro) për ndihmën për Ukrainën, duke përfshirë rreth 61.4 miliardë dollarë për ndihmën në fushën e sigurisë.

Ky njoftim i paketës USAI thekson angazhimin e vazhdueshëm të administratës Biden për të mbështetur Ukrainën, edhe pse dinamika politike rreth mbështetjes amerikane për luftën mund të ndryshojë me kalimin e udhëheqjes në Shtetet e Bashkuara.

ukraine shba paketa e fundit

Sondazh

Poll