Bota

Forcat e Komandës Qendrore në SHBA vrasin liderin e Shtetit Islamik, Abu Yusif, në sulmin ajror në Siri

Komanda Qendrore e SHBA në deklaratën e saj tha se në të njëjtin sulm, i cili u zhvillua të enjten, u vranë edhe dy operativë shtesë të Shtetit Islamik. 

20 Dhjetor 2024, 16:53 Nga E. D
Forcat e Komandës Qendrore në SHBA vrasin liderin e Shtetit Islamik,
foto ilustruese

SIRI- Ushtria amerikane ka njoftuar se ka vrarë liderin e ISIS në Siri, Abu Yousif, në një sulm ajror në provincën Deir ez-Zor. Komanda Qendrore e SHBA në deklaratën e saj tha se në të njëjtin sulm, i cili u zhvillua të enjten, u vranë edhe dy operativë shtesë të Shtetit Islamik. 

“Ky sulm ajror është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të CENTCOM, së bashku me partnerët në rajon, për të prishur dhe degraduar përpjekjet e terroristëve për të planifikuar, organizuar dhe kryer sulme kundër civilëve dhe personelit ushtarak amerikan, aleatëve tanë dhe partnerëve tanë në të gjithë rajonin dhe më gjerë. ”, tha ushtria amerikane në një deklaratë. 

Në të njëjtën kohë, u njoftua se rreth 8,000 operativë të ISIS janë të burgosur në të gjithë Sirinë dhe se organizata synon të përfitojë nga situata aktuale në vend për të depërtuar në objektet e paraburgimit dhe për t'i liruar ata. Gjithashtu, sulmi ndodhi në një zonë të kontrolluar më parë nga regjimi i Asadit dhe Rusia. 

abu yousif

Sondazh

Poll