Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Elon Musk shpreh hapur mbështetjen për partinë e ekstremit të djathtë: Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë

Postimi i shefit të Tesla-s, lidhet me një video të Naomi Seibt, e cila ndër të tjera akuzon kandidatin për kancelar të partive konservatore të Unionit (CDU/CSU), Friedrich Merz, se ka refuzuar të zhvillojë bisedime me AfD-në.

20 Dhjetor 2024, 17:08 Nga E. D
Zgjedhjet në Gjermani/ Elon Musk shpreh hapur mbështetjen për
Elon Musk,

SHBA- Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka shprehur hapur mbështetjen për AfD-në, partinë e ekstremit të djathtë si partinë më të mirë për Gjermaninë. Musk përmes një postimi në X shkruan se vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë. Por kritikët e akuzojnë "Alternativën për Gjermaninë" për ndjekjen e një kursi populist të krahut të djathtë, ksenofobik. Ata gjithashtu e shohin AfD-në, si një kërcënim për institucionet demokratike.

Postimi i shefit të Tesla-s, lidhet me një video të Naomi Seibt, e cila ndër të tjera akuzon kandidatin për kancelar të partive konservatore të Unionit (CDU/CSU), Friedrich Merz, se ka refuzuar të zhvillojë bisedime me AfD-në. Partia, e cila është pjesërisht ekstremiste e krahut të djathtë, mori menjëherë deklaratën e Musk dhe e përhapi atë më tej, përmes llogarive të saj në rrjetet sociale. Ndërsa qeveria federale gjermane nuk donte të vlerësonte mbështetjen e Musk për AfD me X.

“Ne sigurisht e kemi marrë parasysh këtë dhe sigurisht liria e shprehjes vlen edhe për X," tha tha zëvendës zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann të premten në Berlin.

Hoffmann tha gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që Musk komenton politikën gjermane. Megjithatë, ajo vuri në dukje se qeveria federale kishte shprehur shqetësimet e saj në të kaluarën, se si është zhvilluar X në vitet e fundit dhe veçanërisht që kur Elon Musk mori pushtetin.

“Megjithatë, kur peshojmë situatën, ne gjithmonë arrijmë në përfundimin se do të mbetemi në X. Është një medium i rëndësishëm (...) për arritjen dhe informimin e njerëzve. Dhe gjithashtu mund të sjellë disvantazhe të rëndësishme, nëse qeveria federale ose kancelari nuk përfaqësohen në mediat përkatëse sociale. Dezinformimi i kontrolluar nga jashtë është një problem i madh. Në të njëjtën kohë, në luftën tonë kundër dezinformimit dhe në mandatin informativ që kemi, ne nuk mund t’i lëmë thjesht platformat përkatëse, aktorëve që veprojnë atje ndryshe,” tha zëvendës zëdhënësja e qeverisë.

elon musk

Sondazh

Poll