Aktualitet

“Drejtoria e shkollës nuk më ngushëlloi”/ Nëna e Martin Canit: U shkëputa nga arsimi për të rritur djalin! Ishte busulla jonë

Cani tha se nuk e ka mësuar shkakun e sherrit të djalit të saj, ndërsa shprehet e trishtuar që mësuesja dhe drejtoria e shkollës nuk e ngushëlluan.

19 Dhjetor 2024, 21:35 Nga E. D
“Drejtoria e shkollës nuk më ngushëlloi”/ Nëna e
Florina Cani

TIRANË- Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra pranë shkollës “Fan Nolit” dyshon se ngjarja po manipulohet. Florina Cani e ftuar në emisionin 'Opinion' u shpreh se Martini ishte busulla e familjes dhe la punën në arsim vetëm për të rritur djalin e saj, Martinin.

Gjithashtu nëna e Martinit tregoi edhe momentin kur e mori vesh lajmin e trishtë. Cani tha se nuk e ka mësuar shkakun e sherrit të djalit të saj, ndërsa shprehet e trishtuar që mësuesja dhe drejtoria e shkollës nuk e ngushëlluan.

“Ishte gëzimi jonë. ishte busulla jonë, ishte një fëmijë i mbushur me dashuri. Kam shumë fjalë për të thënë për Martinin. U shkëputa nga arsim për tu përkushtuar pas djalit, të rris Martinin sepse ishte gëzim shumë i madh. Pas Martinit me erdhi në jetë Henri. Martini ishte një fëmijë shumë i shkathët dhe zgjodhëm shkollën më të mirë. Ai ishte shumë i mirë me mësime. Kishte dëshirë sportin, bashkëshorti e mbështeste. Sportin e ka filluar që në klasën e dytë. Sportin e kishte pasion, por edhe shkollën e kishte pasion. 

Martini është grindur me disa djem. Më tha që është te trauma dhe ma mbylli telefonin. Mora burrin dhe i thashë që Martini është te trauma. Shkuam aty, ca të shihnim. Nuk e arritëm dot, nuk na lana të futeshim brenda. Unë e them që faji është nga porta e shkollës dhe mua duhet të më kishin njoftuar. Nuk e kam mësuar shkakun e sherrit, sepse mësuesja nuk më ka ngushëlluar, as drejtoria e shkollës nuk më ka ngushëlluar. Pas një jave kur më morën në telefon unë nuk i pranova”, tha Florina.

florina cani

Sondazh

Poll