Politike

Debati jashtë kamerave të Kuvendit/ "Po bëhesh shërbëtor i këtyre", Shehaj përplaset Bardhin: Ti i ke rrahur demokratët (VIDEO)

Nga bllokimi i foltores disa nga deputetët e opozitës nuk kanë mundur të mbajnë fjalën e tyre për pikat e rendit të ditës.

19 Dhjetor 2024, 14:20 Nga r.ll
Debati jashtë kamerave të Kuvendit/ "Po bëhesh
bardhi, shehaj

TIRANË- Seanca plenare e ditës së sotme është ndërprerë disa herë pasi deputeti Agron Shehaj ka bllokuar foltoren e Kuvendit. Pavarësisht se u përjashtua dhe kolegët i bënë thirrje të tërhiqet nga veprimi i tij, Shehaj e mban foltoren e bllokuar prej më shumë se një ore.

Nga bllokimi i foltores disa nga deputetët e opozitës nuk kanë mundur të mbajnë fjalën e tyre për pikat e rendit të ditës. Për këtë arsye, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përfshirë në debat me deputetin Shehaj

“Po bëhesh shërbëtor i këtyre”, i thotë Bardhi Shehajt, siç shihet në videon e postuar nga Top Channel.

Në përgjigjen e tij Shehaj iu drejtua Bardhit duke i thënë “Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur".

 

gazment bardhi agron shehaj

Sondazh

Poll