Politike

Tensione në Kuvend/ Bllokoi foltoren, Noka shtyn deputetin Shehaj: Je ushtar i Erion Veliajt

Shehaj prej më shumë se një ore kishte bllokuar foltoren e Kuvendit, duke penguar që deputetët e Kuvendit të mbajnë fjalën mbi projektligje.

19 Dhjetor 2024, 14:40 Nga r.ll
Tensione në Kuvend/ Bllokoi foltoren, Noka shtyn deputetin Shehaj: Je
shehaj, noka

TIRANË- Një përplasje është regjistruar në Kuvend pak minuta më herët mes deputetit të PD-së, Flamur Noka dhe deputetit Agron Shehaj.

 

Ky i fundit prej më shumë se një ore kishte bllokuar foltoren e Kuvendit, duke penguar që deputetët e Kuvendit të mbajnë fjalën mbi projektligje. Noka e spostoi me forcë Shehajn nga foltorja, ndërsa e ka akuzuar se po përdoret nga socialistët. 

 

"Je ushtar i Erion Veliajt. Përdoresh nga rilindja dhe Engjëll Agaçi", tha Noka. 

agron shehaj seance plenare 19 dhjetor 2024

Sondazh

Poll