Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Vlorë/ Policia jep detaje: U plagos aksidentalisht një person, autorët dogjën mjetin!

Policia bën me dije se dy personat e plagosur janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

18 Dhjetor 2024, 22:36 Nga E. D
Të shtënat me armë zjarri në Vlorë/ Policia jep detaje:
foto ilustruese

VLORË- Policia ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ku mbeti i plagosur Kevin Hajrulla 30-vjeç dhe Armand Spahiu 35-vjeç. Policia bën me dije se dy personat e plagosur janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët.

Njoftimi i Policisë:

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

kevin hajrulla

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Dhjetor 2024, 21:50 M.B

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

foto ilustruese VLORË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbërmjen e sotme në Vlorë. Sipas burimeve të Dosja.al ra...