Aktualitet

VIDEO/ Plagosja me armë zjarri në Vlorë, ja çfarë ka mbetur në vendin e ngjarjes

 Nga kjo ngjarje raportohet se mbetën të plagosur dy persona një prej të cilëve i identifikuar si Kevin Hajrulla.

18 Dhjetor 2024, 22:22 Nga M.B
VIDEO/ Plagosja me armë zjarri në Vlorë, ja çfarë ka
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA-  Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Çole” në Vlorë. Nga kjo ngjarje raportohet se mbetën të plagosur dy persona një prej të cilëve i identifikuar si Kevin Hajrulla.

Gjithashtu mësohet se është gjetur i djegur një automjet në fshatin Panaja, që dyshohet se u përket autorëve të atentatit. Ndërkohë Policia po bën krehjen e zonës dhe po bllokon pikat nga ku mund të kalojnë autorët.

Videoja e mëposhtme e siguruar nga Dosja.al paraqet gjithçka që ka mbetur në vendin e ngjarjes.

 

vlora

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Dhjetor 2024, 21:50 M.B

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

foto ilustruese VLORË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbërmjen e sotme në Vlorë. Sipas burimeve të Dosja.al ra...