Aktualitet

Arrestohet boksieri Florian Marku/ Ekstradohet nga Gjermania në Greqi, akuza për plagosje dhe armëmbajtje pa leje

Bëhet me dije se sportisti i njohur ishte në kërkim për një incident të ndodhur 7 vite më parë në Selanik.

18 Dhjetor 2024, 21:56 Nga ZH.LL
Arrestohet boksieri Florian Marku/ Ekstradohet nga Gjermania në Greqi,
Florian Marku

GREQI- Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku ka rënë në pranga të policisë. Mësohet se Marku është ndaluar në Gjermani dhe më pas është ekstraduar për në Greqi. 

Bëhet me dije se sportisti i njohur ishte në kërkim për një incident të ndodhur 7 vite më parë në Selanik. Ngjarja kishte të bënte me një sherr në një lokal me disa rusë, për të cilën Marku ka bërë 1.5 vite burg.

Florian Marku akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, vitet e fundit ai ka qëndruar në Britaninë e Madhe ku ka zhvilluar edhe karrierën e tij.

florian marku arrestim

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Dhjetor 2024, 21:50 M.B

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

foto ilustruese VLORË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbërmjen e sotme në Vlorë. Sipas burimeve të Dosja.al ra...