Bota

Shembet tuneli në Gjenova të Italisë, panik në mes të autostradës (Foto)

30 Dhjetor 2019, 21:41 Nga DOSJA
Shembet tuneli në Gjenova të Italisë, panik në mes të

ITALI- Mbrëmjen e sotme në Liguria ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku saktësisht në shtrirjen e autostradës midis Ovada dhe Masone, në Gjenova të Italisë  tuneli papritmas është rrëzuar në rrugë. Episodi u zhvillua në tunelin Bertè, në shtrirjen midis daljeve të Ovada dhe Masone në A26 në drejtim të Gjenovës.

Rënia e pjesës së sipërme të tunelit ka ngjallur shumë frikë dhe panik, pasi  veturat kanë qenë duke kaluar nëpër tunel në ato momente. Për fat të mirë, nuk ka asnjë të lënduar, viktima ose makina të përfshira në këtë incident.

Pas rrëzimit, seksioni nga Masone në kryqëzimin A26 / 10 u mbyll, me dalje të detyrueshme në Masone.

Mbyllja e autostradës ka krijuar bezdi të konsiderueshme për trafikun në Gjenovës dhe Savonës, makinat kanë mbetur në rradhë të gjata përreth një kilometër. Shkaqet e shembjes janë akoma të pa zbuluara, por një dobësim i strukturës pas shirave të dendura të javëve të fundit nuk mund të përjashtohet.

Burimi: Inmeteo

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjenova itali shembet tuneli gjenova itali shembet tuneli

Sondazh

Poll