Bota

Greta Thungerb vúajti 4 vjet nga dépresioni, flet babai i aktivistes: Ajo është e lumtur por unë shqetësohem

30 Dhjetor 2019, 16:18 Nga DOSJA
Greta Thungerb vúajti 4 vjet nga dépresioni, flet babai i

TIRANË- Greta Thunberg është një emër i përfolur tejmase gjatë këtij viti për shkak të angazhimit të saj në mbrojtjen e vendit nga ngrohja global. Por në një artikull të BBC ,  shkruhet se prindërit e Gretës e kanë quajtuar si një  “një ide të keqe” që vajza e tyre të të bëhej aktiviste për luftën kundër ngrohjes globale, por kjo e ndihmoi atë të kalonte depresionin.

Babai i adoleshentes 16-vjeçare suedeze në një intervistë për BBC, k a thënë  se vajza e tij për 4-vjet me rradhë kishte vuajtur nga depresioni.

“Ishte një makth për ne si prindër. Greta ndaloi së foluri, së ngrëni, nuk shkonte më në shkollë dhe për tre muaj gati nuk hëngri thuajse asgjë”,– u shpreh ai.

Madje nëna dhe babai i saj nuk shkonin më as në punë, për shkak se duhet të kujdeseshin për gretën. Dhe në momentin kur 16-vjeçarja u kishte shprehur atyre dëshirën për t’u bërë aktiviste, prindërit i kishin thënë se nuk do ta mbështesnin në këtë zgjedhje.

“Ne nuk jemi aktivistë të klimës, nuk kemi qenë kurrë. Unë nuk e bëra atë për të shpëtuar klimën, e bëra për të shpëtuar fëmijën tim,”-  u shpreh babai  i Gretës.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota greta thunberg greta thunberg

Sondazh

Poll