Bota

Zjarrét masive u marrin jetën 10 njerëzve në 3 muaj, Australia anulon spektaklin e físhekzjarreve natën e ndërrimit të v

30 Dhjetor 2019, 14:35 Nga DOSJA
Zjarrét masive u marrin jetën 10 njerëzve në 3 muaj,

AUSTRALI- Prej muajsh tashmë vartat e zjharrit në të gjithë Australinë nuk kanë të shuar, duke shkaktuar  kështu djegien e mijëra hektarëve tokë e pyje.

Në mes të kësaj vale nxehtësie ku temperaturat kalojnë 40 gradë C në çdo shtet, shumë njerëz po gjithashtu edhe kafshë janë të rrezikuar.

Rreth 30,000 banorë dhe turistë kanë nxituar të largohen nga nga rajoni lindor  që njihet si një ndër vendet më të popullarizuar me turistë.

Deri më tani mediat e huaja raportojnë se kanë humbur jetën 10 persona mes tyre edhe një zjarrfikës i cili vdíq teksa mundohej të shuante flakët.

Meteorologët thonë se një sistem klimatik në Oqeanin Indian, i njohur si dipole, është shtytësi kryesor që qëndron pas nxehtësisë ekstreme në Australi.


Ndërsa situata është shumë  delikate dhe dëshira e vetme e njerëzve është  të shpëtojnë jetën, autoritet përkatëse kanë marrë vendimin që spektakli i fishekzjarrëve në disa zona të mos realizohet natën e ndërrimit të viteve. Mes këtyre zonave nuk do të festojë natën e Vitit të Ri as kryeqytetin australian, Canberra.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 10 te vdekur australi zjarre masive 10 te vdekur australi zjarre masive

Sondazh

Poll