Sport

Man.City njofton humbjen e jetës së një tifozi, pak para derbit kundër Man.United...

Sipas mediave britanike, kjo ka ndodhur para ndeshjes

16 Dhjetor 2024, 18:08 Nga DOSJA

Man.City njofton humbjen e jetës së një tifozi, pak para derbit

ANGLI - Një lajm i hidhur vjen nga Manchesteri. Dhe sot, të hënën, City njoftoi vdekjen e një tifozi pas një problemi të papritur shëndetësor që pësoi në derbin e djeshëm të Manchesterit. Konkretisht, pak para fillimit të lojës.

Kështu e kanë komunikuar në rrjetet sociale: “Manchester City është në dijeni të lajmit tragjik, se një nga tifozët tanë vdiq pas një incidenti mjekësor në ndeshjen e djeshme”,- nis deklarata në një postim në Twitter.

Ata shtojnë: “Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen dhe miqtë e tyre në këtë kohë tepër të vështirë”.

Media si 'Manchester Evening News' kanë raportuar se gjithçka ka ndodhur në hyrjet e stadiumit, pak minuta para fillimit të ndeshjes. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll