Sport

Agjenti i Theos: "Ai dëshiron të qëndrojë dhe i respekton zgjedhjet e Fonsecas"...

Manuel Garcia Quilon: “Edhe Leao ishte gjithashtu në stol këtë sezon…”

16 Dhjetor 2024, 16:47 Nga DOSJA

Agjenti i Theos: "Ai dëshiron të qëndrojë dhe i

ITALI - Agjenti i Theo Hernandez, Manuel Garcia Quilon, ishte në Casa Milan për të diskutuar kontratën e klientit të tij, megjithë fërkimet e fundit me Fonseca: "Në pakinë kundër Genoas?

Është një zgjedhje që nuk i përket atij, duhet të respektosh shokët e skuadrës dhe zgjedhjet e trajnerit,”- ishin fjalët e agjentit, i cili teksa largohej nga zyra e kuqezinjve shtoi, - edhe Leao ishte gjithashtu në stol këtë sezon...”.

Më pas ai u fut më në detaje për çështjen e rinovimit, duke qenë se marrëveshja aktuale skadon në vitin 2026: "Kam ardhur këtu për të folur për disa aspekte tatimore të kontratës së Theos.

Rinovim? Nuk kemi folur sot për këtë temë, por kemi thënë dhe ne e përsërisim përsëri: Theo dëshiron të qëndrojë në Milano, ai dëshiron të rinovojë me Milanin."

Theo feston 125-vjetorin e klubit në mediat sociale

Ndërkohë, mesazhi social nga personi në fjalë, Theo Hernandez, mbërriti gjithashtu për të festuar 125-vjetorin e historisë së klubit dhe për të lehtësuar më tej tensionet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll