Aktualitet

Unaza e Re dhe Astiri pa drita, ndërtimet prishin fiderin dhe lënë banorët pa energji elektrike

30 Dhjetor 2019, 18:53 Nga DOSJA
Unaza e Re dhe Astiri pa drita, ndërtimet prishin fiderin dhe

TIRANË– Një pjesë e lagjes së Astirit dhe e Unazës së Re kanë mbetur pa energji elektrike, pasi është dëmtuar një fider nga një subjekt që po kryente punë publike.

Vetë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, bënë me dije se se brigadat e OSHEE ndodhen në terren për riparimin e linjës.

“Dëmtohet rrjeti 20kV, pa drita
Unaza dhe Astiri. Nje pjese e Unazes se Re dhe Astirit eshte aktualisht pa energji elektrike si pasoje e demtimit te fiderit 20kV nga nje subjekt po kryente pune publike.
Fideri 335 i Nst Selitë, u demtua gjate punimeve per rahabilitimin e zones (asfaltim), pranë rruges “Mikel Maruli”.
Brigadat e OSHEE ndodhen ne terren per riparimin e linjes,”- shkruhet në reagim.

Ndërkohë nuk dihet se sa orë mund të vonojë riparimi o fiderit që ka lënë pothujse të gjithë zonën e Unazës së Re pa energji elektrike.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astiri dhe unaza pa energji elektrike tirane astiri dhe unaza pa energji elektrike tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Dhjetor 2019, 17:53

TIRANË– Zogu i Tiranës ka zbuluar me gojën e tij një natë të zjarrtë që ka kaluar me modelin, Franc Popoçin, të cilin e kishte të deklaruar si ‘dash...