Sport

BEFASI!... Rashford dhe Garnacho mbesin jashtë në derbin me Cityn. Amorim: "Ishte zgjedhje taktike, jo disiplinore"

"Javën tjetër, nëse ata stërviten si të tjerët... është njësoj për të gjithë. Ata do të luajnë, ose do të jenë në stol”

16 Dhjetor 2024, 15:58 Nga DOSJA

BEFASI!... Rashford dhe Garnacho mbesin jashtë në derbin me Cityn.

ANGLI - Krahas festimeve dhe ajrit të shëndoshë që thithi dje Manchester United pasi mposhti 2-1 Manchester Cityn, ka pasur një vendim të Ruben Amorimit, që nuk ka kaluar aspak pa u vënë re.

Befasia e krijuar dje nga trajneri i ri portugez ishte mungesa e Alejandro Garnacho dhe Marcus Rashford nga lista e lojtarëve të thirrur për derbin e qytetit.

Klubi anglez në minutat para fillimit të ndeshjes nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo deklaratë për ndonjë problem fizik nga ana e dy sulmuesve, madje as një shpjegim për përjashtimin.

Për këtë arsye, Ruben Amorim, ish-trajneri i Sportingut i ardhur te “Djajtë e Kuq” në nëntor, e shpjegoi zgjedhjen e bërë për Sky Sports UK si më poshtë: "Asgjë e veçantë. Pasi të përfundojë një ndeshje, fillon një javë e re. Javë e re, jetë e re, nëse stërviten mirë konkurrojnë për një vend në skuadër. Ata po luajnë sepse janë të talentuar, na duhen edhe Rashford dhe Garnacho”,- filloi ai.

Duke shtuar: "Javën tjetër, nëse ata stërviten si të tjerët... është njësoj për të gjithë. Ata do të luajnë, ose do të jenë në stol. Nuk ishte një çështje disiplinore. Ne duhet të përmirësojmë standardet tona brenda dhe jashtë. Ka qenë një javë normale”,- tha ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Manchester United (@manchesterunited)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll