Bota

VIDEO/ Panik në një park argëtimi në Athinë, fëmijët mbetën në ajër për 15 minuta

Vizitorët e parkut zbavitës në Athinë u ankuan se për shkak të dëmtimit, lodra ishte ngecur në ajër për 15 deri në 20 minuta, duke shkaktuar bllokimin e fëmijëve në një lartësi të madhe.

15 Dhjetor 2024, 08:27 Nga E. D
VIDEO/ Panik në një park argëtimi në Athinë,
loja

ATHINË- Terrori dhe paniku mbizotëruan mbrëmjen e djeshme në një park të njohur argëtimi në Athinë, kur një gjenerator që furnizonte me energji elektrike një lojë u fik, duke bërë që ai të mos funksiononte siç ishte menduar.

Vizitorët e parkut zbavitës në Athinë u ankuan se për shkak të dëmtimit, lodra ishte ngecur në ajër për 15 deri në 20 minuta, duke shkaktuar bllokimin e fëmijëve në një lartësi të madhe.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, fëmijët dhe qytetarët duken shumë të panikosur. Gjithashtu kjo lojë e veçantë është një nga më të lartat që ka parku argëtues i Athinës.

athine park lojerash

Sondazh

Poll