14 Dhjetor 2024, 16:07
Nga ZH.LL
pajisje ushtarake
SIRI- Një aeroplan rus i mallrave është larguar prej bazës ajrore Hmeimim që gjendet në perëndim të Sirisë dhe është raportuar të jetë drejtuar kah Libia, teksa Moska vazhdon zbehjen e prezencës në territorin e aleates kryesore rajonale.
Duke cituar një zyrtar sirian që monitoron bazën, agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se disa aeroplanë tjerë transportues pritet të largohen nga baza në ditët në vijim, në kuadër të evakuimit, pas rrëzimit të regjimit të liderit sirian, Bashar al-Assad.
Në disa imazhe satelitore të 13 dhjetorit të kompanisë së teknologjisë hapësinore, Maxar, është parë se Rusia po përgatitet për tërheqje të pajisjeve ushtarake prej bazës Hmeimim.
Në fotografi janë parë të paktën dy aeroplanë rusë të mallrave, Antonov An-124.
Burimi i Reutersit nuk e ka përmendur modelin e aeroplanit që është larguar nga baza, më 14 dhjetor.
Reuters ka raportuar se në mëngjesin e 14 dhjetorit, një aeroplan mallrash Il-76 është parë në bazë, derisa disa helikopterë janë parë brenda perimetrit të bazës, e cila ka qenë thelbësore për strategjinë e Rusisë sa u ka ofruar ndihmë forcave të Assadit dhe aletëve të saj në luftën civile siriane.
Intervenimi i Rusisë në luftë, më 2015, i ka ndihmuar Assadit të qëndrojë në pushtet, mirëpo regjimi i tij është rrëzuar javën e kaluar, teksa organizata Hayar Tahrir al-Sham – e shpallur terroriste nga Shtetet Bashkuara – si dhe disa organizata tjera, disa të lidhura edhe me Turqinë, e kanë rrëzuar regjimin përmes një ofensive të shpejtë.
Rusia i ka ndihmuar Assadit që të largohet nga shteti dhe vetë presidenti rus, Vladimir Putin, ia ka garantuar azilin.
Rusia ka personel ushtarak edhe në bazën ajrore Al-Jufra në Libi.
Një numër mediash perëndimore janë duke raportuar se Rusia është duke i tërhequr forcat ushtarake dhe asetet që ka prej Sirisë, pas rrëzimit të Assadit nga pushteti.
Sipas ekspertëve, kjo situatë është “shuplakë në fytyrë” për Rusinë.
Moska e ka shfrytëzuar faktin se ka qenë mbështetësja kryesore e Assadit, dhe kështu e ka shtrirë ndikimin në Lindje të Mesme dhe më gjerë, duke e paraqitur veten si kundërpeshë e Perëndimit.
Tani, rënia e Assadit dhe largimi rus prej Sirisë, rrezikon ndikimin e Moskës, jo vetëm në Damask, por edhe në rajon.
Në raportimet e mëhershme është thënë se Rusia po negocion me autoritetet e reja në Damask, që t’i mbajë bazat ushtarake në Siri.
Përveç Hmeimimit, Rusia e ka edhe një bazë detare në Tartus të Sirisë./ REL
siri rusi
Bota
14 Dhjetor 2024, 15:35
r.ll
te burgosurit e liruar
SIRI- Rënia e regjimit të Asadit në Siri ka zbuluar tmerrin dhe poshtërimin që mijëra n...
Bota
14 Dhjetor 2024, 15:40
ZH.LL
festime
KORE E JUGUT- Në Seul, kryeqyteti i Koresë së Jugut, rrugët shpërthyen me festime pas shkarkimit të Presidentit Yoon ...
Bota
14 Dhjetor 2024, 15:30
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Forcimi i partneritetit mes Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe pë...
Bota
14 Dhjetor 2024, 15:02
ZH.LL
Kavelashvili pasi u zgjodh president
GJEORGJI- Ligjvënësit gjeorgjianë votuan për një ish-yll të futbollit të ekstremit ...
Bota
14 Dhjetor 2024, 14:37
ZH.LL
venezuela
VENEZULA- Nëntë persona, duke përfshirë shtatë fëmijë, humbën jetën nga një shpërthim bomb...
Bota
14 Dhjetor 2024, 14:40
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Kryediplomatët e Shteteve të Bashkuara, Turqisë, Bashkimit Evropian dhe shteteve arabe, janë takuar t&e...
Bota
14 Dhjetor 2024, 13:54
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Izraeli mohoi këtë javë se ka depërtuar thellë në Siri, përtej zonës neutrale n&eum...
Bota
14 Dhjetor 2024, 13:34
M.B
Aleksandër Vuçiç
SERBIA- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk e ka parë ende dokumentin zyrta...
Bota
14 Dhjetor 2024, 12:21
ZH.LL
Mikheil Kavelashvili
GJEORGJI- Ish-futbollisti Mikheil Kavelashvili u bë president i Gjeorgjisë të shtunën, ndërsa partia në ...
Bota
14 Dhjetor 2024, 12:05
M.B
Javier Milei dhe Giorgia Meloni
ITALIA- Qeveria "Meloni" i ka dhënë nënshtetësinë presidentit të Argjentinës, Javie...