Bota

Nëntë persona humbën jetën nga shpërthimi i një bombole gazi në Venezuelë, mes tyre edhe të mitur

“Një zjarr shpërtheu në një shtëpi (dje) pasdite, në të cilin për fat të keq, nëntë bashkatdhetarë tanë humbën jetën”, tha Ministria e Brendshme e vendit në një deklaratë, pa dhënë detaje për viktimat.

14 Dhjetor 2024, 14:37 Nga ZH.LL
Nëntë persona humbën jetën nga shpërthimi i një
venezuela

VENEZULA- Nëntë persona, duke përfshirë shtatë fëmijë, humbën jetën nga një shpërthim bombole gazi në një shtëpi në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, sipas autoriteteve lokale.

“Një zjarr shpërtheu në një shtëpi (dje) pasdite, në të cilin për fat të keq, nëntë bashkatdhetarë tanë humbën jetën”, tha Ministria e Brendshme e vendit në një deklaratë, pa dhënë detaje për viktimat.

Pak para kësaj, kryebashkiaku i Karakasit, Carmen Melendez raportoi tetë vdekje midis moshës 15 dhe 20 vjeç.

Sipas zjarrfikësve, shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të një shtëpie në lagjen “Coche”, ku banohet kryesisht nga përfaqësues të klasës punëtore. Shkak i vdekjes së viktimave, të cilët ndodheshin në katin e sipërm, ishte asfiksia.

venezuela shpethim

Sondazh

Poll