Aktualitet

EMRI/ Pësoi arrest kardiak, humb jetën në spital i dënuari për dhunë në familje

Gjithashtu ai ishte shoqëruar me urgjencë në spital pasi kishte marrë ndihmën e parë nga shërbimi shëndetësor i Burgut Lezhë.

13 Dhjetor 2024, 22:23 Nga E. D
EMRI/ Pësoi arrest kardiak, humb jetën në spital i dënuari
foto ilustruese

SHKODËR- Një i dënuar ka humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Mësohet se Gjevalin Ndue Lika, 42 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës si pasojë e një arresti kardiak. Gjithashtu ai ishte shoqëruar me urgjencë në spital pasi kishte marrë ndihmën e parë nga shërbimi shëndetësor i Burgut Lezhë.

Po ashtu Lika vuante nga skizofrenia dhe trajtohej me medikamentin Resperidon. Që nga viti 2021, ai ndodhej në burgun e Lezhës, pas transferimit nga burgu i Krujës. Në vitin 2015, ai ishte arrestuar për dhunë në familje dhe mbahej me masë mjekësore të detyruar, të caktuar nga Gjykata e Tiranës.

gjevalin ndue lika

Sondazh

Poll