Bota

FOTO/ Lutja e xhumasë do të mbahet për herë të parë në Siri që nga rënia e Asadit, mijëra njerëz të mbledhur

Namazi i xhumasë do të mbahet sot për herë të parë që nga rënia e regjimit të Asadit në Siri, ku afërsisht 90% janë myslimanë.

13 Dhjetor 2024, 10:38 Nga ZH.LL
FOTO/ Lutja e xhumasë do të mbahet për herë të
xhamia

SIRI- Dhjetëra mijëra njerëz po mblidhen në xhaminë Umayyad në Damask për faljen e parë të së Premtes që kur ish-presidenti Bashar al-Assad u rrëzua në një ofensivë të rrufeshme nga forcat rebele.

Namazi i xhumasë do të mbahet sot për herë të parë që nga rënia e regjimit të Asadit në Siri, ku afërsisht 90% janë myslimanë.

Në xhaminë Umayyad në kryeqytet, Al Jazeera raporton se ka një atmosferë festive, me njerëz të mbledhur që herët sot në mëngjes dhe pritet të marshojnë drejt sheshit qendror pas lutjes.

Ndërkohë, në të gjithë Sirinë festohet lirimi nga regjimi. Ndërsa mijëra njerëz kërkojnë ende të afërmit e tyre, të zhdukur nëpër burgjet e Asadit. 

 

 

siri damask

Sondazh

Poll