Bota

“Hëna e Ftohtë”, ja kur do të ndriçojë qiellin hëna e fundit e plotë e vitit 2024

Ajo pritet të jetë hëna më e madhe e plotë pasi do të jetë më afër solsticit të dimrit.

13 Dhjetor 2024, 09:10 Nga N.F
“Hëna e Ftohtë”, ja kur do të ndriçojë
Foto

SHBA- Të dielën më 15 dhjetor hëna e fundit e plotë e vitit, e njohur ndryshe si “Hëna e Ftohtë”, do të ndriçojë qiellin, duke i ofruar shkëlqimin e saj të ngrohtë atmosferës së Krishtlindjes. Ajo pritet të jetë hëna më e madhe e plotë, pasi do të jetë më afër solsticit të dimrit. Rrafshi i orbitës së Hënës rreth Tokës pothuajse përputhet me rrafshin e orbitës së Tokës rreth Diellit.


Si e mori emrin “Hëna e Ftohtë”?

Amerikanët vendas dhe konkretisht fisi Mohawk shpikën termin "hëna e ftohtë" e dhënë për hënën e plotë të dhjetorit. Emra të tjerë që i janë vënë herë pas here hënës së plotë të vitit janë 'hëna e borës', 'hëna e dimrit' dhe madje edhe 'hëna kur dreri hedh brirët' koha kur drerët humbasin brirët e tyre), sepse shumë lloje drerësh fillojnë të hedhin brirë në këtë kohë të vitit, ndërsa sezoni i shumimit po i afrohet fundit.

hena e ftohte dimer

Sondazh

Poll