Aktualitet

Kapen me kokainë në makinë gati për shitje, arrestohet çifti shqiptar në Itali

Çifti i shqiptarëve u arrestuan me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.

13 Dhjetor 2024, 10:11 Nga ZH.LL
Kapen me kokainë në makinë gati për shitje, arrestohet
karabinieri

ITALIA- Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia italiane, pasi u kapën me kokainë. Policia po ushtronte kontroll në zonën e Riminit, ku në makinën e 2 shqiptarëve, burrë e grua, përkatësisht 25 dhe 30-vjeç, u gjet kokainë. 

Çifti i shqiptarëve u arrestuan me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.

Policia zbuloi një sasi të konsiderueshme kokaine, e paketuar në mbi 50 doza gati për t’u shpërndarë, si dhe mjete për paketimin e drogës. Gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan dhe një shumë parash të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.

 

italia 2 shqiptaret

Sondazh

Poll