Politike

"Kjo nuk ndodh në asnjë dikaturë"/ Berisha kujton muajt e izolimit në shtëpi: Brenda 4 mureve e pa një oborr

Kryedemokrati tha se dhe kontaktet i ka pasur të reduktuara, pasi GJKKO i lejonte të takohej vetëm me familjarët e ngushtë.

12 Dhjetor 2024, 21:22 Nga I.A
"Kjo nuk ndodh në asnjë dikaturë"/ Berisha kujton muajt
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha ka komentuar ditën e tij si e kalonte gjatë kohës në arrest shtëpie. I pyetur në studion e “Opinion” në Tv Klan se si kanë qenë ato 11 muaj për të, kryedemokrati tha se dhe kontaktet i ka pasur të reduktuara, pasi GJKKO i lejonte të takohej vetëm me familjarët e ngushtë.

“Vërtet arrest shtëpie, por në disa aspekte po të keni parasysh kushtet, unë isha brenda 4 mureve. Pa një oborr dhe pa një të drejtë lirie, që përcaktohet në çdo paraburgim në çdo shtet të botës, përveçse në atë që urdhëron Edi Rama. Natyrisht privimi i lirisë është akti më i rëndë për një njeri para ekzekutimit të tij. Po avoketërit?! Kjo s’ndodh në asnjë diktaturë, ti s’mund të paraburgosësh një njeri pa pasur avokatin”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll