Politike

Diskutime dhe debate për gati 11 orë, mbyllet seanca plenare në Kuvend

Fillimisht seanca nisi me debate lidhur me interpelancën e kërkuar nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama për çështjen "Beccheti". 

12 Dhjetor 2024, 20:51 Nga DOSJA

Diskutime dhe debate për gati 11 orë, mbyllet seanca plenare në

TIRANË- Pas gati 11 orë debate dhe diskutime është mbyllur seanca plenare e ditës e sotme. Fillimisht seanca nisi me debate lidhur me interpelancën e kërkuar nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama për çështjen "Beccheti". 

Gjithashtu në Kuvend ditën e sotme u zhvilluar dhe interpelanca e kërkuar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliun lidhur me vrasjen e Martin Canit dhe sigurinë në shkolla. Ndërkohë tensionet dhe replikat në Kuvend kanë qenë të vazhdueshme. 

Po ashtu në momentin kur nisi votimi u regjistruan prezentë 71 deputetë. Dy deputetët e PDIU, Nusret Avdulla dhe Gëzim Ademaj “shpëtuan” shumicën.

Organika dhe pagat e KPK-së mori 69 vota pro, Ademaj kundër dhe Avdulla abstenoi. Pagat dhe organika e Komisionerit Publik mori të njëjtin rezultat votimi, teksa nuk u votua futja me procedurë të përshpejtuar e amnistisë së gjobave.

kuvendi

Sondazh

Poll