Aktualitet

I dënuar në Gjermani për vjedhjen e 17 banesave, 42-vjeçari shqiptar kapet në Itali

Gjithashtu 42-vjeçari shqiptar ishte dënuar nga drejtësia gjermane me 5 vjet e 11 muaj burg për vjedhjen e 17 banesave.

12 Dhjetor 2024, 17:04 Nga E. D
I dënuar në Gjermani për vjedhjen e 17 banesave,
foto ilustruese

ITALI- Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar. Gjithashtu 42-vjeçari shqiptar ishte dënuar nga drejtësia gjermane me 5 vjet e 11 muaj burg për vjedhjen e 17 banesave. Siç raportohet policia është vënë në ndjekje të një automjeti ku ishin tre persona mes të cilëve edhe 42-vjeçari shqiptar.

Policia disa herë i bëri thirrje drejtuesit të automjetit të ndalonte, por ai shtoi shpejtësinë duke kryer lëvizje të rrezikshme përgjatë “Selice”. Megjithatë autoritetet kanë arritur të ndalojnë 42-vjeçarin, i cili kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë. Fillimisht ai u shoqërua në kazermën e Lugos, ku pas verifikimit të shenjave të gishtave rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Gjermania.

Shqiptari është dërguar në burgun e Ravenës, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor. Ndërkohë brenda makinës së braktisur, policia gjeti një pincë hidraulike për shtrëngimin dhe prerjen e kangjellave, radio profesionale, kartëmonedha të shumta, duke përfshirë ato kineze dhe shqiptare, dhe një sërë gurësh të çmuar (rubellit dhe tanzanit) me një vlerë prej rreth 10,000 euro.

policia italiane

Sondazh

Poll