Aktualitet

SPAK hetime të reja për masakrën në Dobraç/ Në shtëpinë e Safet Bajrit u gjetën u gjetën 19 mijë euro, ishin tek arka e kursimit e vajzës 1 vjeçe

Mësohet se paratë gjendeshin në një arkë kursimi të vajzës 1-vjeçare të Bajrit, të cilën pasi e kanë thyer kanë marrë lekët.

12 Dhjetor 2024, 14:36 Nga ZH.LL
SPAK hetime të reja për masakrën në Dobraç/ Në
Safet Bajri

SHKODËR- RENEA ka ndërmarrë një operacion ditën e sotme në Shkodër, teksa janë zbuluar detaje të reja. Më herët u njofua se gjatë kontrollit me urdhër gjykate, në shtëpinë e Safet Bajrit u sekuestruan 19 mijë euro.

Mësohet se paratë gjendeshin në një arkë kursimi të vajzës 1-vjeçare të Bajrit, të cilën pasi e kanë thyer kanë marrë lekët. Bëhet me dije se po ashtu janë sekuestruar në banesën e Bajrit edhe 2 telefona, celulari i tij dhe celulari i gruas.

Gjjithashtu janë sekuestruar 5 makina të blinduara, si dhe janë shoqëruar disa persona në polici. 

SPAK ka mbledhur disa prova në lidhje me masakrën në Dobraç në 30 tetor ku humbën jetën katër personat Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha. Ndërsa sot rreth orës 02:00 të mëngjesit RENEA ushtroi operacion kontrolli nëpër banesa. 

 

 

safet bajri shkoder dobrac

Sondazh

Poll